Site icon Telegrafi

Testi për patentë shoferë tash edhe në gjuhën turke

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj,ka pritur në një takim deputetët turq nga grupi parlamentar 6+, për t’ua dorëzuar mostrën e testimit teorik për patentë shoferë në gjuhën turke.

Ministri Lekaj theksoi se tashmë është përmbushur kërkesa e tyre kushtetuese dhe ligjore, që të gjithë kandidatët e komunitetit turk t’i nënshtrohen testit në gjuhën e tyre, transmeton Telegrafi.

Për punën e bërë në realizimin e kësaj kërkese të nevojshme për komunitetin që përfaqësojnë, në emër të grupit parlamentar 6+ nga radhët e komunitetit turk, ministrin Lekaj e falënderoi deputetja Muferra Sinik, njëherit edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Infrastrukturës thuhet se, të gjithë kandidatët që duan t’i nënshtrohen testit për patentë shoferë në gjuhën turke, paraprakisht duhet të parashtrojnë kërkesë pranë Njësisë së Patentë Shoferëve ku ata do të testohen.​/Telegrafi/

Exit mobile version