Telegrafi

Testi për COVID-19 që jep rezultatet brenda 10 minutave testohet në Austri

Studentët në kryeqytetin austriak Vjenë kanë provuar një test të ri COVID-19 që pretendon të japë një rezultat në vetëm 10 minuta.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, më shumë se 3,000 studentë nga Universiteti i Vjenës morën pjesë në këtë provë.

Testi, i cili pretendon një normë saktësie 99%, u zhvillua në Gjermani dhe tani është provuar në një numër të madh njerëzish në Austri.

Gjithsesi, nëse testi i shpejtë kthehet me një rezultat pozitiv, pacienti duhet të bëjë një test PCR për të konfirmuar rezultatin. /Telegrafi/