Site icon Telegrafi

“Testi i virgjërisë” shpëtoi tre dhunuesit

Pham thi Hong (54 vjeçare) filloi të lobojë për lirimin e tre burrave bile deri te presidenti i vendit, sepse besonte se ata ende ishin të virgjër dhe nuk mund të dënohen për dhunim.

“Të gjithë ata kishin një pikë të vogël të kuqe në anën e pasme të veshit. Ajo pikë do të zhdukej sikur të kishin kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale. Përvoja ime shumëvjeçare flet se ata burra kurrë nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale”., ka treguar Hong.

Deklaratat e saj janë të pazakonta bile edhe në shtetin ku akupunktura dhe mjekësia tradicionale janë të kudondodhura në shoqëri.

Duke lobuar për rihapjen e rasteve të tyre ajo bile kërcënoi se do ta digjte veten. Më në fund ia arriti qëllimit dhe prokurorët sërish shqyrtuan këto raste. Burrat më në fund u liruan, sepse u vërtetua se kishte gabime gjatë procedurave të hetimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version