Telegrafi

Testi i ADN-së konfirmon origjinën e tij 100% ilire, biznesmeni Elton Ilirjani ndjehet krenar që u shfaq ‘vetvetja’ në emisionet televizive

Foto: Elton Ilirjani/Instagram

Biznesmeni i famshëm shqiptar, Elton Ilirjani, është shndërruar së fundmi në një prej personazheve më të diskutuar në media.

CEO i The HeadHunter, pasuria e të cilit shkon deri në shtatë milionë euro, kishte befasuar opinionin kur vite më parë kishte deklaruar hapur homoseksualitetin e tij.

Ndërkohë, në paraqitjet e tij të fundit, ai e çoi në një nivel tjetër transparencën e karakterit të tij, duke u shfaqur i grimuar si femër në dy emisionet më të ndjekura të pasdites: “Rudina” dhe “Ftesë në 5”, përkatësisht në dy ekranet e mëdha TV Klan dhe Top Channel.

Ai e bëri të ditur se arsyeja e makijazhit në fytyrën e tij me të cilën u paraqit në dy emisionet, është për t’u sensibilizuar me komunitetin LGBTI në trevat shqiptare, që njihet si komunitet i shtypur.

Ilirjani gjithashtu bëri të ditur edhe për talljet e shumta që kishte përjetuar kur kishte qenë në vegjëli.

“Ngacmime kam patur pafund. Kam patur nga persona të njohur të showbiz-it, këngëtarë, aktorë, regjisorë, ka Shqipëria plot, por edhe politikanë. Për mendimin tim ata janë më të papranueshimit, sepse të hapin probleme. Shqiptari kur ka pushtet, bëhet edhe më i keq dhe unë asnjëherë s’kam ndërmend të lidhem me politikanë,” tha ai duke theksuar më pas se me termin politikanë, u referohet atyre që jo domosdoshmërisht janë në pozitat më të larta”, sqaroi ai.

E pyetur nga prezantuesja e “Ftesë në 5” në lidhje me politikanët, nëse e kanë ngacmuar ndonjëherë apo ka simpati për ndonjë prej tyre, CEO i The HeadHunter nuk nguroi të japë një përgjigje.

“Fatos Nano është një personazh shumë karizmatik. Fatkeqësisht nuk i ka aspak qejf meshkujt, por nëse do i kishte, unë do e kisha gjuajtur vetë i pari. Për këtë të jesh e sigurt”, përfundoi ai.

Një tjetër detaj shumë interesant që Elton Ilirjani shpalosi gjatë intervistave të tij më të fundit ishte fakti se në New York – vend në të cilin ai tashmë jeton, ka kryer pak kohë më parë një test të veçantë ADN-je, për të qartësuar origjinën e tij.

Dhe nga konkluzionet përfundimtare që ky test nxjerrë, doli që biznesmeni i njohur të ketë fatin të jetë në 18 përqindëshin e popullatës, që ka prejardhje 100 për qind ilire, pra autoktonte. /Telegrafi/