Telegrafi

Testet toksikologjike ndryshojnë arsyen e vdekjes së Keith Flintit

Keith Flint (Foto by Jo Hale/Getty Images/Guliver)

Rezultatet e autopsisë së frontmenit të grupit, Prodigy, Keith Flint u gjet i vdekur më 4 mars në shtëpinë e tij në Esex të Britanisë së Madhe.

Patologu tashmë ka konfirmuar se shkaku i vdekjes është vetvarrja, por tani janë publikuar rezultatet e testit toksikologjik, që tregoi se Kit kishte konsumuar kokainë, alkool dhe kodein para vdekjes, raporton Miror.

Toksikologjia Caroline Bisley Marie pretendon se nuk ka prova të mjaftueshme që Kit dëshironte t’ia merrte jetën vetvetes.

“Çka nëse ka dashur të bëj shaka dhe gjithçka shkoi keq? Ne kurrë nuk do të jemi të sigurt se çfarë kishte në kokën e tij atë ditë, kështu që do të deklaroj një përfundim të hapur në hetimin e vdekjes së tij”, tha ajo.

Përfundimi i hapur është, në gjyqësorin britanik, një opsion me të cilin mjeku siguron një konfirmim se vdekja është e dyshimtë dhe nuk mund të vërtetojë shkaktarin e saktë të vdekjes.

“Po mendoja për vetëvrasje, por për ta përfunduar këtë, do të duhej të konfirmoja se Flint me qëllim ndërmori veprime për t’ia marrë jetën vetvetes. Duke pasur parasysh rrethanat, nuk gjej prova të mjaftueshme për këtë”, shtoi mjekja.

Trupi i Kitit u gjet nga shoku i tij dhe megjithëse infermierët arritën në vendngjarje, ata konstatuan vdekjen e artistit. /Telegrafi/