Anulim të pi-si-ar testeve për qytetarët e vendeve fqinje kërkojnë nga sektori turistik. Ata shprehen se nevoja për dorëzimin e testeve negative për Kovid-19, gjatë hyrjes në Maqedoni i largon mysafirët potencial nga fqinjësia, për të cilët Struga dhe Ohri shpresonin këtë verë. Kërkojnë teste të shpejta dhe efikase në vetë vendkalimet kufitare, në mënyrë që të mund të shpëtohet ajo që ka mbetur deri në fund të verës.
“Konsideroj se gjithçka që është më praktike dhe më e shpejtë do të ishte më e mirë edhe për ne hotelierët edhe për mysafirët. Në momentin e parë kur u liruan kufijtë, tashmë kishim paralajmërime sipas traditës nga mysafirët serbë të cilët vinin në rajonin e Ohrit dhe Strugës, por më pas ndodhën anulime, si edhe për të tjerët. Nëse do të ishin liruar kufijtë atëherë konsideroj se do të ishim rimëkëmbur nga pikëpamja financiare dhe do të kishim pak më shumë mysafirë nga vendet fqinje”-tha Stojan Bërçeski, menaxher hoteli në Strugë.
“Nëse duhet të shkojnë dhe para udhëtimit të bëjnë teste kjo do t’i largojë. Këto janë shpenzime plotësuese. Kështu, nëse në vetë kufirin, krahas kontrollit të pasaportës, merret një kampion ose bëhet ndonjë kontroll i shpejtë nëse njeriu ka ose jo virus, me teste prej pesë minutave kjo është shumë më shpejtë dhe nuk do t’i largojë njerëzit“-pohoi Lupço Kuzmanovski, ciceron turistik.
Ndryshe, që më 8 korrik, u mor vendim gjatë hyrjes në vendin tonë për të gjithë qytetarët nga Serbia, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi të jetë i domosdoshëm dorëzimi i PSR testit jo më të vjetër se 72 orë. Ndonëse kishte paralajmërime se vendimi i këtillë do të anulohet, kjo deri tani nuk ka ndodhur.