FBI ka segmente të ndryshme testimi për agjentët e ardhshëm dhe potencialë, por shkalla e kalueshmërisë është shumë e ulët
Testet kanë të bëjnë me të menduarit logjik, kritik dhe të të menduarit momental, vlerësimin e karakterit dhe analizën e preferencave dhe interesave.
Sipas statistikave, më pak se 5% e aplikantëve e kalojnë këtë test.
Në kuizin e mëposhtëm, ju sjellim një detyrë ku duhet të tregoni aftësitë tuaja të të menduarit dhe arsyetimit bazuar në logjikë, transmeton Telegrafi.
Ndani disa momente dhe shikoni mirë këtë foto dhe më pas përgjigjuni pyetjes: Pse gruaja ishte ende gjallë kur burri vdiq?
Fotoja tregon një burrë dhe një grua që shkuan në një restorant për darkë. Ndërsa po prisnin pjatën kryesore, ajo porositi pesë pije me akull sepse ishte shumë vapë. Gruaja piu 4 prej tyre përnjëherë, kurse burri vetëm një. Pas ca kohësh, burri u sëmur dhe vdiq. Mjekët thanë se të gjitha pijet ishin të helmuara.
Përgjigje:
Helmi ishte në akull. Meqenëse gruaja pinte shpejt, akulli nuk pati kohë të shkrihej. Burri piu ngadalë dhe helmi u tret në pijen e tij. /Telegrafi/