Ky test përdor “nanoparticles” dhe laser për gjurmimin e më shumë se një bakteri në një kohë të dhënë dhe kështu i hap rrugën një trajtimi të ri.
Nëse nuk kapet shpejt, meningjiti bakterial mund të çojë në helmim të gjakut dhe dëmtim të trurit.
Detajet e testit të ri, shkruan Udea, janë botuar në revistën “Chemical Science”.
Meningjiti bakterial është më i zakonshëm tek fëmijët nën pesë vjeç dhe kjo shpesh mund të marrë kohë për të diagnostikuar saktësisht cilat baktere janë përgjegjëse.
Hulumtuesit Strathclyde thanë se testi i tyre mund të aplikohet për çdo lloj patogjen që përmban ADN, si kërpudhat apo viruset./Telegrafi/