Sidoqoftë, makinat elektrike digjen shumë më rrallë sesa pritej.
Të dhëna e Tesla për zjarret në automjetet e tyre në periudhën 2012-2020, tregojnë se kjo ka ndodhur mesatarisht vetëm në 205 milionë milje ose 330 milionë kilometra.
Kjo është 10 herë distancë më e gjatë kur bëhet fjalë për zjarre që ndodhin në të gjitha automjetet në SHBA, sipas Shoqatës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri (NFPA) dhe Departamentit të Transportit të SHBA-së.
Gjegjësisht, mesatarja në SHBA për të gjitha automjetet (pavarësisht nga lloji i sistemit të shtytjes) është 19 milionë milje (30.5 milionë km).
Sidoqoftë, duhet të kihet parasysh se mosha mesatare e makinave të Tesla është relativisht e vogël, domethënë që këto automjete janë dukshëm më të reja se mesatarja amerikane.
Tesla gjithashtu publikoi rezultatet për periudhat e mëparshme: 2012-2018. (170 milionë milje) dhe 2012-2019. (175 milionë milje), të cilat tregojnë se mesatarja rritet me kalimin e kohës. /Telegrafi/