Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka bërë të ditur në Twitter se crossover i ri – Modeli Y, do të jetë pak më i madh se Model 3 me të cilin ndan platformën mekanike.
Ai deklaroi se Modeli Y do të prezantohet në studion e dizajnit të këtij prodhuesi amerikan që ndodhet në Los Anxhelos.
Çmimi i kësaj makine do të jetë 10 për qind më i lartë se i Modelit 3, pasi është pak më i madh.
Po ashtu, është bërë e ditur se bateritë do të kenë kapacitetin e njëjtë sikurse Modeli 3 dhe do të ketë më pak autonomi në vozitje, pasi peshon më shumë se sa limuzina elektrike.
Modeli Y është paralajmëruar para disa vitesh, kur ishte thënë se bëhet fjalë për crossoverin elektrik e bazuar në Modelin 3.
Pasi në masë të mirë do të jetë i bazuar në Modelin 3, shpenzimet për zhvillim do të jenë më të ulëta sesa automobili që zhvillohet nga zeroja.
Nëse dalin të sakta pohimet e njeriut të parë të Tesla, modeli më i lirë Y do të kushtojë më pak se 40.000 dollarë.