Site icon Telegrafi

Tesla me veturë të re: Më e shpejt, më e fuqishme dhe shumëçka tjetër

Tesla Model S Plaid do të kushtojë 140,000 dollarë.

Prodhuesi amerikan njoftoi se Model S Plaid do të fillojë shitjen në vitin 2021 dhe se do të jetë modeli më i shpejtë i prodhimit në botë kur të shfaqet në treg, transmeton Telegrafi.

Të paktën derisa të dalin në shitje makina si Rimac C_Two, Pininfarina Battista, Lotus Evia dhe Tesla Roadster.

Modeli S Plaid do të jetë kulmi i prodhimit të Tesla deri më tani.

Siç thonë ata në kompaninë Tesla, ajo do të përdorë tre motorë elektrikë me një fuqi totale të kombinuar prej mbi 1,100 kuaj fuqi!

Kjo, sipas tyre, është e mjaftueshme që makina të përshpejtojë nga 0 në 100 km / orë, në më pak se 2 sekonda.

Shpejtësia maksimale do të jetë 320 km / orë. /Telegrafi/

Exit mobile version