Site icon Telegrafi

Tesla ul çmimin e Model X 60D

Pasi që është paralajmëruar lirimi i Model S, kompania po bën të njëjtën gjë edhe me makinën Model X 60D.

Ky automobil që lëvizë për 321 kilometra me një mbushje, tashmë kushton 74 mijë dollarë, ndërsa është nëntëmijë dollarë më pak se modeli bazë, transmeton Telegrafi.

Me këto ndryshime po konsiderohet se kjo veturë është e përshtatshme dhe mund ta përballojë xhepin e një numri më të madh të klientëve.

Sidoqoftë, jo të gjithë e kanë pranuar si lirim, sepse është konsideruar si zbritje shumë e vogël,

Ndryshe, makina arrin shpejtësinë prej zero deri në 100 km/h për gjashtë sekonda, ndërsa shpejtësia saj maksimale është pak mbi 200 kilometra në orë. /Telegrafi/

Exit mobile version