E mira e kësaj është se në aksident nuk ka viktima.
Sipas informacionit të shpërndarë në mediat sociale nga një njësi patrullimi e policisë në Florida, një polic me veturë Dodge Charger ishte duke qëndruar buzë rrugës për të ndihmuar shoferin e një SUV Mercedes të ndaluar.
Në një moment Dodge u godit nga një Tesla Model 3 dhe u tërhoq drejt Mercedesit. Shoferi i Tesla më pas deklaroi se menaxhimi i veturës i ishte lënë sistemit të drejtimit autonome të autopilotit të Tesla.
Happening now: Orange County. Trooper stopped to help a disabled motorist on I-4. When Tesla driving on “auto” mode struck the patrol car. Trooper was outside of car and extremely lucky to have not been struck. #moveover. WB lanes of I-4 remain block as scene is being cleared. pic.twitter.com/w9N7cE4bAR
— FHP Orlando (@FHPOrlando) August 28, 2021
Fotografitë e postuara në mediat sociale dëshmojnë për forcën me të cilën Tesla goditi anën e majtë të Dodge. Së bashku me Dodge, Mercedes u dëmtua gjithashtu, ndërsa rrota e Teslas ra. Lajmi i mirë është se askush nuk u lëndua në aksident.
Përplasja erdhi vetëm disa javë pasi rregullatorët amerikanë filluan një hetim mbi funksionimin e sistemit të autopilotit të Tesla. NHTSA raporton 11 aksidente trafiku që përfshijnë veturat Tesla me autopilot të ndezur. /Telegrafi/