Site icon Telegrafi

Tesla thotë se 285 mijë njerëz e kanë blerë pakon e “Vetëdrejtimit të plotë”

Tesla e ka konfirmuar se mbi 285 mijë njerëz e kanë blerë paketën e saj të “Vetëdrejtimit të plotë” apo Full Self Driving (FSD) në Amerikën e Veriut.

Jo 1 milion, por më shumë sesa menduan shumë njerëz, transmeton Telegrafi.

Paketa “Full Self-Driving” ka evoluar me kalimin e viteve me disa veçori që janë implementuar dhe hequr, por në pjesën më të madhe, përbëhet nga një premtim për të ofruar përfundimisht një sistem plotësisht vetë-drejtues përmes përditësimeve ‘over-the-air’.

Për momentin, më së shumti ju mundëson qasje në sistemin Beta të “Vetëdrejtimit të plotë” të Tesla-s, që praktikisht i mundëson automjetit të kryejë të gjitha detyrat që lidhen me drejtimin në rrugët e qytetit, por nuk është në një nivel mjaft të mirë që makina të lëvizë pa mbikëqyrjen e shoferit.

Drejtuesit duhet t’i kushtojnë vëmendje gjatë gjithë kohës makinës dhe të jenë të gatshëm të marrin kontrollin. /Telegrafi/

Exit mobile version