Site icon Telegrafi

Tesla teston durueshmërinë që ka Cybertruck ndaj plumbave duke e qëlluar automjetin me një armë Tommy – ky është rezultati

Tesla testoi kapacitetin antiplumb të Cybertruck-ut duke e qëlluar automjetin me një armë Tommy dhe një video e publikuar në rrjetin social X tregon rezultatin.

Kur e prezantoi Cybertruckun për herë të parë, Tesla pohoi se kamionçina elektrike ishte praktikisht e durueshme ndaj plumbave, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, xhami i blinduar i Tesla-s nuk e kaloi testin e topit të çelikut në eventin e zbulimit, por Tesla duket se ende është serioz në lidhje me Cybertruck për të pasur njëfarë niveli të rezistencës ndaj plumbave.

Një përdorues publikoi një video të Tesla Cybertruck në rrugë që ishte qëlluar në një test të dukshëm kundër plumbave.

CEO i Tesla-s, Elon Musk komentoi videon duke konfirmuar se e qëlluan Cybertruckun me një armë Tommy për testimin e rezistencës së kamionçinës. /Telegrafi/

Exit mobile version