Site icon Telegrafi

Tesla tërheq pothuajse 700,000 automjete nga tregu për shkak të një problemi me goma

Tesla ka tërhequr pothuajse 700,000 automjete elektrike për shkak të një problemi me dritën paralajmëruese në sistemin e monitorimit të presionit të gomave.

Drita paralajmëruese mund të mos qëndrojë e ndezur ndërmjet cikleve të drejtimit, duke mos paralajmëruar shoferin për presionin e ulët të gomave dhe duke rritur rrezikun e një përplasjeje, sipas prodhuesit.

Bëhet e ditur se tërheqja prek disa automjete Model 3, Model Y dhe Cybertruck, përcjell Telegrafi.

Ndërsa defekti do të zgjidhet përmes një përditësimi të softuerit falas.

Ndryshe, Tesla ka njoftuar disa tërheqje gjatë gjithë vitit.

Kompania e Elon Musk tërhoqi 1.8 milionë automjete në korrik për shkak të një problemi që mund të rriste rrezikun e një aksidenti.

Në shkurt ajo tërhoqi afro 2.2 milionë automjete në SHBA sepse disa drita paralajmëruese në panelin e instrumenteve ishin shumë të vogla.

Cybertruck është tërhequr shtatë herë, me një tërheqje muajin e kaluar që përfshinte rreth 2,400 automjete. /Telegrafi/

Exit mobile version