Kompania amerikane e veturave, Tesla po tërheq pothuajse 12 mijë automjete të shitura në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2017.
Tesla po tërheq afro 12,000 automjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të një gabimi softuerik që mund të shkaktojë një paralajmërim të rremë përplasjeje ose të aktivizojë papritur sistemin automatik të frenimit emergjent, njoftoi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së.
NHTSA tha se Tesla “çinstaloi FSD 10.3 pasi mori raporte për aktivizimin e paqëllimtë të sistemit automatik të frenimit emergjent” dhe më pas “përditësoi softuerin dhe lëshoi versionin 10.3.1 FSD për ato automjete të prekura”, raporton reuters.
Prodhuesi i veturave elektrike njoftoi se tërheqja e 11,704 automjeteve i referohet modeleve S, X, 3 dhe Y, për shkak të problemeve me softuerin e përditësuar më 23 tetor, i cili tregoi qasje të kufizuar të hershëm të drejtuesve në komanda gjatë drejtimit plotësisht automatik,.
Të nesërmen në mëngjes, “Tesla” filloi të merrte raporte të klientëve për paralajmërime të rreme për një përplasje dhe aktivizim automatik të frenave në rast emergjence, për këtë arsye kompania nisi një hetim dhe punë për softuer të ri për të zgjidhur këtë problem. /Telegrafi/