Telegrafi

Tesla do të vendosë super-mbushës për automjetet elektrike në Shkup

Shkupi ndodhet në hartën e qyteteve ku do të ketë super-mbushës të baterive për automjetet me elektrike.

Në web-faqen e kompanisë Tesla, nën hartën shkruan se do të publikohet se në cilën vend të Shkupit do të vendoset super-mbushësi dhe se kur do të ndodhë kjo, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përveç Shkupit, Tesla planifikon të vendosë super-mbushës edhe në Selanik, Janinë, Athinë, Beograd dhe vende tjera të rajonit.

Për momentin në Maqedoni ka mbushës të EVN Maqedoni për automjetet elektrike në disa qytete./Telegrafi/