Site icon Telegrafi

Tesla do të prodhojë një veturë elektrike që do të jetë me çmim shumë të volitshëm

CEO i Tesla-s, Elon Musk vizitoi fabrikën gjermane, derisa dha gjithashtu një përditësim mbi planet për estetikën e uzinës, si dhe një plan për prodhimin e një veture elektrike me vlerë 25 mijë dollarë.

Musk ka vizituar shpesh fabrikat e prodhimit të Tesla-s për të kontrolluar progresin e prodhimit dhe operacioneve, ndërsa është takuar edhe me anëtarë të ndryshëm të ekipit, përfshirë ata që janë përgjegjës për prodhimin, transmeton Telegrafi.

Ndërsa ishte atje, Musk tha se Tesla do të ndërtonte një veturë elektrike në fabrikë që do të kushtojë 25,000.

Automjeti prej 25 mijë dollarësh, që prodhuesi i automjeteve ka planifikuar të prodhojë për disa vite, do të jetë në gjendje të arrijë një sektor të ri klientësh që nuk janë të gatshëm të shpenzojnë mbi 30,000 dollarë për një EV të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version