Site icon Telegrafi

Tesla do të përdorë “teknikat e mekanikëve të Formula 1” për të ofruar servisim më të shpejtë të veturave

Multimiliarderi dhe aksioneri më i madh i Tesla, Elon Musk dëshiron të arrijë një efikasitet të paparë.

Dhe me pretendimin e fundit, sigurisht, ai ka provokuar një lumë komentesh në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka shkruar se dëshiron që servisi të kryhet në të njëjtën orë kur shoferi e lë makinën elektrike te mekaniku.

Në këtë drejtim, Musk ka përmendur si model ekipet e mekanikëve të Formula 1, të cilët janë jashtëzakonisht të shpejtë në zgjidhjen e të gjitha problemeve.

Kjo nuk është përpjekja e parë që Tesla po përpiqet të arrijë efikasitet dhe shpejtësi të lartë në shërbime.

Në vitin 2015, kompania punësoi Kenny Handkammer, veteranin e F1 dhe ish-shefin mekanik të Red Bull Racing, si drejtor global i inovacionit të shërbimit.

Dhe fakti që ka makina elektrike që kërkojnë shumë më pak punë e ndihmon gjithashtu Tesla-n në arritjen e shpejtësive më të larta të shërbimit. /Telegrafi/

Exit mobile version