Tesla do të ndërtojë një fabrikë në Shangai në të cilën do të bëhet prodhimi i pakove të baterive “Megapack”, raportuan të dielën mediat lokale.
Prodhuesi i veturave nën pronësinë e Elon Musk themelin e kësaj fabrike do ta vë në tremujorin e tretë të këtij viti, dhe prodhimi në këtë fabrikë do të fillojë në tremujorin e dytë të vitit 2024.
Duke plotësuar edhe një pjesë të fabrikës ekzistuese në Shangai ku prodhohen veturat elektrike, fabrika e re në fillim do të prodhojë 10 mijë njësi të Megapack në vit, e të cilat do të shiten nëpër të gjithë botën, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.
Me fabrikën e re në Shangai, Tesla do të ketë avantazh në zinxhirin e furnizimit me bateri, teksa bota po shkon gjithnjë e më shumë drejt përdorimit të sa më shumë energjive të rinovueshme.
Tesla shumicën e parave të saj e gjeneron nga biznesi i saj i veturave elektrike, por Musk është përkushtuar që t’i ngritë bizneset e energjisë diellore dhe të baterive në të njëjtin nivel. /Telegrafi/