Telegrafi

Tesla do të lejojë transferimin e softuerit Full Self-Driving te automjetet e tjera

Tesla do të lejojë shoferët të transferojnë softuerin Full Self-Driving Beta, sipas shefit të kompanisë Elon Musk.

Klientët që kanë blerë softuerin 15 mijë dollarësh kanë kërkuar prej kohësh transferimin e saj në një automjet të ri, dhe tani prodhuesi amerikan i veturave elektrike me bazë në Austin po e bën këtë të mundur, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo do të bëhet me një kusht. Tesla do të lejojë transferimin e softuerit për vetëm ata që ndërrojnë automjetet e tyre të vjetra dhe porosisin një të re gjatë tremujorit të tretë, pra deri në fund të shtatorit.

“Ne jemi të ngazëllyer të njoftojmë se për tremujorin e tretë do të lejojmë transferimin e FSD-s”, tha Elon Musk gjatë një konference. /Telegrafi/