Site icon Telegrafi

Tesla do të dorëzojë makinat e para nga fabrika e saj në Gjermani

Tesla do të dorëzojë të martën makinat e para nga fabrika e saj 5 miliardë euroshe në Gruenheide, duke shënuar investimin më të madh në një fabrikë automobilash në historinë e fundit gjermane dhe fillimin e qendrës inauguruese evropiane të kompanisë amerikane.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 30 klientët që janë zgjedhur për të marrë makinat e para në vend janë mbledhur me familjet e tyre për të pritur automjetet përmes një daljeje nga fabrika, ku pritej të mbërrinin shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk dhe kancelari gjerman Olaf Scholz dhe t’i dorëzonin ato.

“(Kjo) tregon se Gjermania duhet të jetë tregu kryesor për elektro-mobilitetin”, tha ministri i ekonomisë Habeck jashtë portave të fabrikës, duke shtuar se rritja e automjeteve elektrike ishte veçanërisht e rëndësishme pasi Gjermania përpiqet të reduktojë varësinë e saj nga karburanti rus.

Megjithatë, jo të gjithë e mbështesin uzinën e Tesla-s, derisa grupet mjedisore shprehën shqetësimin gjatë dy vjetëve që iu deshën për të marrë licencat për gjithçka, nga përdorimi i lartë i ujit të fabrikës deri te pemët e prera për ta ndërtuar atë. /Telegrafi/

Exit mobile version