Elon Musk e ka publikuar kohë më parë Model 3, si një veturë elektrike me teknologji të lartë, që vozitet vet dhe ofron teknologji të lartë.
Por, së fundmi, në ueb-faqen e kompanisë, është ndryshuar data kur do të bëhet lansimi i kësaj makine në treg, transmeton Telegrafi.
Ky EV do të jetë në posedim të klientit në gjysmën e dytë të 2018-ës, apo edhe më vonë. Megjithatë, nuk bëhen të ditura motivet pse është bërë kjo shtyerje. Shitjet e dobëta, aksidentet e fundit të veturave Tesla me autopilot, apo ndonjë shkaktar tjetër? Mbetet të shihet nëse do të konfirmohet ndonjëra nga këto. /Telegrafi/