Site icon Telegrafi

Tesla shpjegon teknologjinë e saj të pompës së nxehtësisë në një video të re promovuese

Jo të gjitha EV-të kanë pompa nxehtësie, por në të vërtetë, ato duhet – përveç, ndoshta, atyre që shiten në vende ku nuk bën kurrë ftohtë. Siç raporton Arena EV, EV-të nuk kanë aftësinë të përdorin të njëjtin sistem ngrohjeje si makinat me motor me djegie të brendshme.

Ata ripërdorin nxehtësinë e shkarkimit të motorit, por padyshim që nuk ka një gjë të tillë në një veturë elektrike. Pra, zgjedhja është ose një sistem konvencional ose një pompë nxehtësie, kjo e fundit është shumë më efikase në energji.

Tesla ndoshta mendoi se këto fakte nuk njiheshin mjaftueshëm nga shumica e njerëzve, dhe kështu kompania vendosi të ngarkonte një video të re promovuese në kanalin e saj zyrtar në YouTube sot, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Dhe po, gjithçka ka të bëjë me pompat e nxehtësisë – veçanërisht pompat e nxehtësisë së Tesla-s dhe pse ato janë shumë të mira për t’i pasur.

Në rast se nuk mund ta shikoni videon, ajo tregon në detaje se si një pompë nxehtësie është në thelb një kondicioner në të kundërt.

Tesla prezantoi për herë të parë pompën e nxehtësisë në Modelin Y dhe meqenëse ajo ka hyrë në të gjithë portofolin e EV të kompanisë.

Pompa e nxehtësisë së Tesla është dizajnuar që të jetë sa më pak e komplikuar, kjo në mënyrë që të mos shtojë dhjetëra komponentë në veturën në të cilën ajo përdoret.

Me pompën e nxehtësisë, duke u varur tek kushtet në të cilat ajo përdoret, ju mund të përdorni nga 3 deri në 4 herë më pak energji për ngrohjen e interierit të veturës se sa përdorni pa të – dhe kjo është arsyeja se nëse bëhet ftoftë në vendin ku ju jetoni, atëherë vetura e ardhshme elektrike e juaj duhet që medoemos të ketë një pompë nxehtësie, qoftë ajo Tesla apo jo. /Telegrafi/

Exit mobile version