Një automjet i markës Tesla shpërtheu para hotelit Trump International në Las Vegas, SHBA.
Nga shpërthimi humbi jetën drejtuesi i automjetit, ndërsa disa persona që ndodheshin pranë veturës mbetën të lënduar.
Automjeti, modeli Cybertruck i prodhuar nga Tesla, kompania themeluar nga Elon Musk, ishte përdorur më herët nga Donald Trump gjatë fushatës që e dërgoi drejt fitores si presidenti i 47-të i SHBA-së, shkruajnë mediat amerikane.
The whole Tesla senior team is investigating this matter right now.
Will post more information as soon as we learn anything.
We’ve never seen anything like this. https://t.co/MpmICGvLXf
— Elon Musk (@elonmusk) January 1, 2025
Në një mesazh në platformën X, Elon Musk deklaroi se “ekspertët e Teslas po hetojnë intensivisht këtë incident. Do të ndajmë të gjitha informacionet sapo të jenë të disponueshme. Kjo është diçka që nuk e kemi hasur më parë”.
Ndryshe, Tesla Cybertruck është një kamionçinë elektrike e prodhuar nga Tesla, Inc.
Kjo veturë u prezantua për herë të parë në nëntor të vitit 2019 dhe ka tërhequr vëmendje për dizajnin e saj futuristik dhe specifikimet e larta. /Telegrafi/
If this doesn’t illustrate the Trump-Musk presidency and its impact on America, I don’t know what does. pic.twitter.com/eRcPDMm8kp
— Republicans against Trump (@RpsAgainstTrump) January 1, 2025