Tesla raportohet se ka shitur startupin gjerman Wiferion që prodhon produkte me karikim me valë që e kishte blerë këtë verë për një shumë të pazbuluar.
Startupi raportohet se iu shit kompanisë Puls Power me bazë në Gjermani, e cila prodhon furnizimet me energji elektrike të hekurudhave DIN, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, sipas burimeve, inxhinierët e Wiferion do të qëndrojnë tek prodhuesi Tesla, sipas marrëveshjes.
Me fjalë të tjera, Tesla nuk ka hequr dorë nga ideja për të krijuar një produkt për mbushjen e baterive pa përdorimin e kabllove, raporton InsideEVs. /Telegrafi/