Prodhuesi amerikan i veturave elektrike Tesla Motors në tremujorin e parë të këtij viti realizoi 70 për qind rritje të shitjes në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shitur më shumë se 25 mijë automobila.
Shifrat e tilla tregojnë për një ringjallje për kompaninë amerikane, pas problemeve të vitit të kaluar në prodhim, të cilat rezultuan me rënien e porosive prej 9 për qind në tremujorin e katërt, transmeton KosovaPress.
Kompania Tesla është themeluar më vitin 2003 dhe është nën kontrollin e Elon Musk, i cili ka në pronësi edhe firmën për prodhimin e raketave kozmike SpaceX.
Model 3 i kësaj kompanie këtë vit do të jetë në tregun amerikan me çmim prej 35 mijë dollarëve. Kjo është dukshëm më e volitshme prej brendeve aktuale të Tesla- Model X dhe Modela S, çmimet e të cilave kalojnë mbi 70 mijë dollarë.
Në tremujorin e parë të këtij viti, Model S është shitur në 13.450 njësi, ndërsa Model X në 11.550.