Site icon Telegrafi

Tesla së shpejti me autopilot të sofistikuar që ndalon në semaforë dhe shenjat e trafikut (Foto)

Elon Musk pretendon se në një të ardhme të afërt, softueri i ri do të mundësojë vozitje pa intervenim të shoferit

Sistemi i pilotimit Navigate, u mundëson shoferëve të jenë të lirë kur udhëtojnë nëpër autostrada, teksa iu jepë përparësi shumë më të mëdha, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, Tesla duket se është duke punuar në mënyrë intensive dhe brenda dy vitesh, mund të arrijë qëllimin e saj për një makinë tërësisht autonome.

Pronari i kompanisë, ka shkruar në Twitter, se të gjitha ata që kanë blerë makinë Tesla në dy vitet e fundit, kanë mundësi ta përditësojnë makinën me sistemin e ri.

“Me ndihëm e autopilotit të ri dhe të sofistikuar, makina mund të ndalojë në semaforë, shenja trafiku dhe të lëvizë si duhet në rreth rrotullim”, ka shkruar Musk.

Ky sistem që është në fazat e fundit të testimit, thuhet se do të integrohet në makina në fund të vitit që vjen, ndërsa zyrtarisht lansohet pas dy vitesh. /Telegrafi/

Exit mobile version