Shoferi i paemëruar ka mbetur i vdekur, pasi makina Tesla me shpejtësi 160 kilometra në orë, që ishte nën opsionin për vetëvozitje, ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur në një pjesë malore në Holandë.
Sidoqoftë, kompani nuk po e pranon rastin dhe po insiston që drejtuesi i mjetit e ka ndalur opsionin auto-pilot, transmeton Telegrafi.
Model S ka qenë duke lëvizur nëpër qytetin Baarn, kur është përplasur për pemë, duke i shkaktuar 54-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.
Për të nxjerrë viktimën përjashta, zjarrfikësve iu janë dashur mbi pesë orë nga frika se mund ta pësojnë nga sistemi elektrik i veturës.
Zyrtarë të kompanisë kanë thënë se do të bëjnë hetime, por se në bazë të të dhënave të tanishme, shoferi ishte në shpejtësi të lartë dhe nuk e kishte opsionin e vetëvozitjes.
“Lutjet tona janë për familjen dhe qetësinë e përjetshme të tij. Do të bëjmë gjithçka që të zbulohen faktet dhe të mos ndodhë më një gjë e tillë”, kanë thënë zyrtarë nga kompania automobilistike.
Kjo veturë është e dyta e këtij lloji, që bën ndeshje derisa është në këtë opsion. Gjatë muajit maj, një shofer nga Florida e Shteteve të Bashkuara e ka pësuar njëjtë, teksa po lëvizte me makinën e tij vetëvozitëse elektrike. /Telegrafi/