Tesla ka pushuar nga puna afro 200 punëtorë, shumica e tyre të ngarkuar me etiketimin e të dhënave për të ndihmuar në trajnimin e sistemit Autopilot AI të kompanisë.
Këto largime – të raportuara fillimisht nga Bloomberg dhe të konfirmuara nga TechCrunch – janë humbjet më të fundit të vendeve të punës në Tesla, pasi CEO, Elon Musk, iu tha drejtuesve të kompanisë se firma duhej të reduktonte numrin e punonjësve me rreth 10 për qind, transmeton Telegrafi.
Pushimet nga puna u përqendruan në zyrat e Tesla-s në San Mateo, Kaliforni, ku punonjësit po punonin në funksionin Autopilot për ndihmën e shoferit të kompanisë.
Shumë nga ata që do të largohen raportohet se ishin punëtorë që iu paguhej ora (jo rrogë fikse) të ngarkuar me etiketimin e të dhënave të trajnimit.
Një punë e tillë është thelbësore për zhvillimin e sistemeve të AI, por shpesh me aftësi të ulëta dhe me pagesë të ulët. Vitet e fundit, shumë kompani iu janë drejtuar burimeve më të lira të punës në vendet më pak të zhvilluara për të marrë këtë input. /Telegrafi/