Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla, i njoftoi punëtorët për shkurtimet dhe planet e tjera.
Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, me anë të një e-maili njofton se do të shkurtonte mijëra vende pune për të ulur kostot dhe rritur prodhimin e veturës së saj Model 3.
Ai bëri të ditur se 7 për qind e fuqisë punëtore do të shkurtohet dhe kjo po bëhet çdo ditë e më e vështirë për kompaninë, përcjell Telegrafi.
“Është e pamundur të zhvillojë dhe krijojë teknologji të reja të cilat shiten me çmimet e makinave konvencionale”, tha ai, duke shtuar se makinat Tesla kostoja e makinave ende mbetet e lartë.
Aktualisht kompania ka mbi 45 mijë të punësuar, ku 3 mijë prej tyre do të largohen. /Telegrafi/