Sipas një raporti të ri, kompania Tesla mund të prezantojë automjetin elektrik të shumëpritur që pritet të kushtojë 23 mijë euro – në vitin 2024.
Analisti i Tesla-s, Loup Ventures publikoi së fundmi letrën me parashikimit, duke pretenduar se një model i ri i Tesla-s, i quajtur potencialisht Model 2, mund të zbulohet në vitin 2024.
Megjithatë, parashikimi i tij nuk bazohet në ndonjë informacion të brendshëm, që do të thotë se ne nuk duhet ta marrim këtë si informacion të besueshëm.
“Tesla do të presë deri në vitin 2024 për të prezantuar Modelin 2”, sipas Loup Ventures. “Nëse kompania shpall një veturë me çmim më të ulët shumë shpejt, rrezikon të ngadalësojë shitjet e Model 3 duke rritur kapacitetin gjatë asaj që ka të ngjarë të jetë një recesion më i gjerë i automjeteve”, tha ai.
Ai pretendon se Tesla China po udhëheq zhvillimin e modelit të ri bazë. Shumë pak detaje dihen për të, përveç qëllimit të Teslës për ta shitur atë për 25 mijë dollarë, që është dukshëm më i ulët se çmimi fillestar i Model 3 prej 46,990 dollarë (44,000 euro) në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, duke pasur parasysh se Modeli 3 supozohej të ishte EV e Tesla-s me vlerë 35 mijë dollarë (33,100 euro), është plotësisht e mundur që Modeli 2 të mos jetë kurrë i disponueshëm për vetëm 25 mijë dollarë (23,100 euro).
Pavarësisht, Modeli 2 ka potencialin të bëhet modeli më i shitur i prodhuesit të EV dhe mund të vërë në dijeni pjesën tjetër të industrisë së EV dhe t’i detyrojë ata të zhvillojnë makina me çmime të ngjashme që me siguri do të tërheqin shumicën e konsumatorëve. /Telegrafi/