Site icon Telegrafi

Tesla po punon që të dominojë mbi veturat gjermane

Nëpërmjet hapjes së disa fabrikave, në disa pjesë të Gjermanisë

Së shpejti lansohen Porsche Taycan, Audi e-tron dhe Mercedes EQ që janë arsye të besueshme, se prodhuesit gjerman janë të interesuar për tregun e makinave elektrike, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Tesla që i ka tri modele të ndryshme, është e kërcënuar fuqishëm nga këto makina të fuqishme, por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohet. Madje, Tesla po punon që të dominojë mbi veturat gjermane, duke hapur fabrika shumë pranë pikave kur prodhohen ato.

Automotive News Europe ka bërë të ditur, se kompania është shumë e interesuar për Evropë, e në shënjestër e ka Gjermaninë. Inspektimet tashmë kanë filluar, derisa janë disa regjione në të cilat Tesla do hedhë themelet e fabrikave të reja.

Ky lajm nuk është aq befasi, meqë në një postim në Twitter, Elon Musk kishte bërë të ditur se mund të ndërtojë fabrika në Evropë, në kufirin mes Gjermanisë dhe Francës.

Derisa nuk dihet nëse do jenë fabrika për prodhimin e makinave apo vetëm pjesëve të tyre, Tesla ende nuk ka treguar nëse ka bërë këtë plan, që për të do ishte shumë i mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version