Tesla thuhet se po konsideron blerjen e kompanisë minuese të litiumit me bazë në Brazil, Sigma Lithium, i cili aktualisht vlerësohet në 3 miliardë dollarë.
Me rritjen e shpejtë të kostove të mineraleve kryesore për prodhimin e baterive, Tesla ka menduar të hyjë në botën e minierave, transmeton Telegrafi.
Për shembull, në përgjigje të rritjes së kostos së litiumit, CEO i kompanisë Elon Musk tha vitin e kaluar se Tesla “mund” tani të hyjë në biznesin e minierave të litiumit, edhe pse supozohet se tashmë ka hyrë në të.
Në ngjarjen e Tesla’s Battery Day në 2020, prodhuesi i automjeteve njoftoi se po hyn në biznesin e minierave – duke filluar me blerjen e të drejtave për litium në 4,000 hektarë në Nevada. /Telegrafi/