Telegrafi

Tesla po kërkon 16,000 dollarë për riparime, të cilat kushtojnë vetëm 700 dollarë

Për shkak të një defekti të vogël, Tesla do të kishte zëvendësuar të gjithë paketën e baterive të Model 3.

Donald Bone ishte duke vozitur me veturën e tij dhe pas disa minutave ai e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. Modeli 3 i tij humbi ftohësin.

Ftohësi parandalon mbinxehjen e baterisë. Meqenëse kjo mund të jetë shumë e rrezikshme dhe madje të çojë në shpërthime, Bone kontaktoi një Qendër Shërbimi Tesla. Ai llogariti që kostoja e riparimit të ishte rreth 800 dollarë. Sipas qendrës së shërbimit, megjithatë, e gjithë paketa e baterive duhet të zëvendësohet – e cila është një riparim që kushton 16,000 dollarë amerikanë.

Por për shkak se nuk mund të përballonte riparimin, Bone iu drejtua përdoruesve në forume të Tesla. Atje ai mori informacionin për të provuar një kompani të quajtur Garazh i Elektrifikuar.

Sidoqoftë, kjo ishte 3 shtete larg dhe ai nuk mund ta ngiste më Modelin 3 për arsye sigurie. Kështu që ai e transportoi veturën atje. Punishtja e specializuar në veturat elektrike menjëherë njohu problemin.

Së pari Modeli 3 u vendos në një platformë ngritëse dhe pastaj plastika poshtë saj u hoq. Riparimi kushtoi 700 dollarë, përfshirë fuqinë punëtore.

Sipas Garazhit të Elektrifikuar, ky lloj riparimi është shumë i lehtë sepse sistemi i ftohjes së baterisë funksionon në presion dhe temperaturë të ulët. Kjo ju lejon të përdorni teknika që janë të njohura nga hidraulika. /Telegrafi/