Telegrafi

Tesla përmes dronit sjell pamje mahnitëse të fabrikës në Berlin

Giga Berlin i Tesla-s u përball me disa kundërshtime në fillim, por më në fund arriti të hapej dhe të fillonte të gjitha operacionet.

Tani prodhuesi amerikan po tregon se çfarë ka brenda fabrikës, si bëhet një veturë nga e para dhe sa e lezetshme është kjo industri në epokën e EV-ve.

Gjëja e parë që ndoshta do të vini re është se nuk ka shumë njerëz që punojnë në këto linja të reja prodhimi dhe montimi. Robotët po bëjnë të gjithë punën e vështirë, me një mbikëqyrje njerëzore.

Ajo që është vërtet magjepsëse në këtë pamje është se sa e thjeshtë duket të jetë gjithçka.

Ju mund të përdorni një kolonë zanore të Vivaldi për këtë video dhe do të përshtatej në mënyrë të përkryer!

Ndërsa droni kontrollohet me mjeshtëri dhe vazhdon të fluturojë nëpër fabrikë, ju do të jeni në gjendje të shihni se ku janë punonjësit në numër më të madh. Ata po mbikëqyrin procesin e ngjyrosjes dhe po analizojnë shumë të dhëna që kërkohen për t’u siguruar që çdo automjet të kalojë disa teste të rëndësishme.

Fabrika e Berlinit nuk ka përfunduar ende plotësisht, por është funksionale dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Ka disa pjesë që kanë nevojë ende për disa përfundime, si sektori i ekspozuar i treguar në fund të videos.

Përveç shfaqjes së fabrikës së tyre më të re, Tesla po kërkon gjithashtu punonjës të rinj. Cila mënyrë më e mirë për të tërhequr më shumë punonjës, nëse jo duke treguar se ku mund të punojnë, çfarë ndikimi mund të kenë në dekarbonizimin e transportit personal dhe sa bukur do të ishte të veshësh veshjet që ata ofrojnë së bashku me disa përfitime të mrekullueshme, si p.sh. 35 për qind ulje në produktet. Mallra dhe shërbime, jo vetura. /Telegrafi/