Site icon Telegrafi

Tesla për tre muaj realizon mbi 1 miliard dollarë të hyra, brenda një viti fitimi neto rritet për 998 për qind

Prodhuesi i makinave elektrike Tesla, në tremujorin e dytë të vitit 2021 ka realizuar një rekord të fitimeve prej 1.14 miliard dollarë.

E themeluar nga Elon Musk, fitimi neto i kompanisë u rrit 998 për qind në këtë tremujor krahasuar me atë të një viti më parë, përcjell Telegrafi.

Në periudhën e dytë të 2020-së, kompania kishte fituar 104 milionë dollarë, ndërsa për vitin aktual Tesla vendosi një rekord me të cilin për herë të parë fitimi tremujor tejkaloi 1 miliard dollarë.

Përveç kësaj, të ardhurat e kompanisë në tremujorin e dytë të këtij viti u rritën 98 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke shkuar në 11.9 miliardë dollarë. Tesla kishte të ardhura prej 6 miliardë dollarësh në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Tesla ka raportuar se gjatë tremujorit të dytë janë prodhuar 206,421 automjete, prej tyre, kompania dorëzoi te klientët 201,250 automjete, gati 9 për qind më shumë se tremujori i parë i 2021-së. /Telegrafi/

Exit mobile version