Gjiganti i prodhimit të makinave elektrike autonome Tesla ka prodhuar një numër rekord makinash në tre mujorin e fundit.
Sipas një raporti të Electrek, Gjiganti i prodhimit të makinave elektrike autonome Tesla, në tre mujorin e fundit ka ndërtuar 80 mijë makina, nga kjo shifër 53 mijë janë “Model 3”, përcjell Telegrafi.
Shëfi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, vazhdimisht është shprehur se kompania do të bëhej fitimprurëse në këtë tremujor, ku që nga 2010-ta Tesla ka pasur vetëm dy makina të tilla.
“Modeli 3” është sedani i ri elektrik i cili e ktheu Teslan në një prodhues makinash në masë.
Kujtojmë se vlera neto e shefit ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, në Indeksin e Billionaires Bloomberg ishte rreth 24.4 miliardë dollarë dhe një ditë para publikimit të ambicieve të tij për të marrë kompaninë privatisht, pasuria e tij u rrit me 1.4 miliard dollarë në ditën e “cicërimave”, pastaj ra në 21.4 miliardë dollarë brenda një muaji. /Telegrafi/