Site icon Telegrafi

Tesla pas dy viteve gjeneron fitim

Prodhuesi i makinave elektrike Tesla, raportoi të ardhura neto prej 312 milionë dollarë ose 1.75 dollarë për aksion, krahasuar me humbjet prej 4.22 dollarë për aksion në tremujorin e dytë 2018 dhe 3.70 dollarë që ishte një vit më parë. Të ardhurat u rritën me 129 për qind, në 6.8 miliardë dollarë.

Wall Street kishte pritur që kompania të raportojë një humbje prej 19 centë për aksion në të ardhurat prej 6.3 miliardë dollarësh, përcjell Telegrafi.

Tesla gjatë periudhës ka regjistruar 880 milionë dollarë rrjedhje të parasë së gatshme duke operuar më pak shpenzime kapitale. Performanca ndihmoi në rindërtimin e rezervave të parave të gatshme, të cilat u ngjitën në 700 milionë dollarë në gati 3 miliardë dollarë.

Performanca e mirë financiare u shfaq për të arsyetuar Elon Musk pas një periudhe të vështirë për kompaninë pasi ai kishte siguruar fonde për të marrë privatësinë e Tesla. /Telegrafi/

Exit mobile version