Site icon Telegrafi

Tesla ofron 2.8 miliardë dollarë për blerjen e SolarCity

Kompania për prodhimin e veturave elektrike, Tesla është duke u përpjekur për të zgjeruar biznesin e saj duke propozuar për të blerë kompaninë diellore SolarCity.

Ajo ka bërë një propozim prej 2.8 miliardë dollarëve.

Aksionet e Tesla kanë rënë prej 10 për qind pas këtij propozimi ndërsa ato të SolarCity u ngritën 23 për qind raporton BBC, ndërsa raporton KosovaPress.

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka thënë se kompania po e bën këtë për shkak se dëshiron t’iu ofrojë blerësve produkte të pastra të energjisë, duke filluar nga panelet solare deri te bateritë të cilat i shfrytëzojmë në shtëpi.

Exit mobile version