Telegrafi

Tesla nuk do të bëjë ndryshime në Model S dhe Model X

Këto modele, nuk janë prioritet i kompanisë

I prezantuar më 2012, Model S e ka pësuar vetëm një ndryshim gjatë vitit 2016 dhe ka mbetur njëjtë që atëherë, transmeton Telegrafi.

Ndryshime nuk ka pësuar as Model X, megjithëse të dyja mund të përditësohen në mënyrë digjitale, megjithëse pajisjet teknologjike dhe kabinën e kanë të njëjtë. Meqenëse tregu i makinave elektrike po shkon duke u avancuar, ishte thënë se këto dy modele nga Tesla do të kenë ndryshime, përfshirë edhe rritje e autonomisë mbi 600 kilometra.

Të dhënat nuk duket të jenë të vërteta dhe janë hedhur poshtë, sepse kompania nuk do të bëjë ndryshime në këto dy modele. Elon Musk është pyetur në Twitter, se kur do të freskohen Model S dhe Model X dhe përgjigjja e tij ka qenë shumë e shkurtër, se do të kenë vetëm përditësime të lehta.

Kjo ka bërë të mendohet, se Tesla është duke u fokusuar më shumë në Model 3 dhe Model Y, që të arrijnë me kohë dhe të jenë sa më të mira. /Telegrafi/