Tesla ishte e papërgatitur për kthimin masiv të punonjësve në zyrë, zbuloi një hetim nga The Information, derisa kishte probleme duke përfshirë mungesën e vendeve të parkimit, mungesën e tavolinave dhe Wi-Fi të dobët.
Kjo vjen pasi CEO i kompanisë Elon Musk, thuhet se iu shkroi një e-mail stafit të saj në maj se ai priste që të gjithë të punonin në zyrë për 40 orë në javë. Nëse një punonjës nuk do të paraqitej, kompania e makinave elektrike do të supozonte se ai ka dhënë dorëheqje, transmeton Telegrafi.
Shumë punonjës të zyrës në Tesla kanë punuar nga shtëpia që nga fillimi i pandemisë. Numri i punonjësve është dyfishuar që nga koha para pandemisë, raportoi The Information, dhe kompania nuk ishte e përgatitur për një rikthim të punës në zyrë të kësaj shkalle.
Pasi punonjësit morën lajmin për praninë fizike në punë, disa prej tyre udhëtuan disa orë në zyrën e Tesla-s në Fremont, Kaliforni, dhe nuk gjetën vende të mjaftueshme dhe rrjeti ishte i dobët.
Tesla nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. /Telegrafi/