Telegrafi

Tesla Model Y tani kualifikohet për të drejtën për kredi tatimore prej 7,500 dollarësh IRA në SHBA

Departamenti i Thesarit i SHBA ka përditësuar standardin e klasifikimit të veturave për kredinë tatimore të Aktit të Reduktimit të Inflacionit prej 6,926 eurove (7,500 dollarë).

Ky është një lajm i mrekullueshëm nëse ju keni pasur në mendje që ta bleni një Tesla Model Y, sepse deri më tani ky model nuk ishte i kualifikuar.

Kjo për shkak se u klasifikua si një sedan, dhe çmimi i tij është mbi shumën maksimale prej afro 51 mijë eurove (55,000 dollarësh) që mund të ketë një sedan për t’u kualifikuar, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

E njëjta gjë ndodhi edhe me vetura të kompanive tjera sikurse Volkswagen ID.4, Cadillac Lyriq dhe Ford Mustang Mach-E.

Falë një sistemi të ri të klasifikimit, këto vetura tani i janë nënshtruar një kufiri të çmimit prej 73.8 mijë eurove (80 mijë dollarë). “Crossover-at” që kanë veçoritë e njëjta tani do të “trajtohen vazhdimisht”, kjo sipas një deklarate për shtyp të Departamentit të Thesarit.

Lajmi më i mirë është se edhe nëse keni blerë tashmë një nga veturat e lartpërmendura, mund të kërkoni kreditimin, me kusht që blerja të jetë bërë pas datës 1 janar dhe të plotësoni të gjitha kërkesat e tjera për kreditimin e taksave. /Telegrafi/