Telegrafi

Tesla Model S është ‘copëtuar’ në një aksident tmerri, shoferi pothuajse i palënduar

Tesla Model S pësoi një aksident dhe ra nga një lartësi e madhe nga një shkëmb në Porto Riko.

Një aksident në Porto Riko ka shkaktuar bujë tek drejtuesit e veturave elektrike.

Një Tesla Model S P90D pësoi aksident dhe siç shihet nga fotot ra nga një lartësi e madhe e një shkëmbi dhe pamjet e aksidentit janë publikuara në Twitter.

Shoferi, nga ana tjetër, ishte kryesisht i palënduar dhe, siç raporton Teslarati, ka pësuar vetëm një gërvishtje në krahun e tij.

Kjo është e vështirë të imagjinohet bazuar në fotot ku Model S u “copëtua” nga përplasja.

Nuk është hera e parë që personat që pësojnë aksident në Tesla përfundojnë pa lëndime të mëdha dhe kjo kryesisht i atribuohet mbrojtjes së mirë nga vetura amerikane elektrike. /Telegrafi/