Tesla ka ndaluar porositjen e automjeteve për vendet jashtë Amerikës së Veriut.
Klientët në Evropë aktualisht nuk mund të porosisin më Tesla Model S dhe Model X.
Në një email drejtuar atyre që kanë blerë tashmë një nga dy automjetet, Tesla shkruan se duan të përshpejtojnë dorëzimin e makinave që tashmë janë shitur, raporton Electrek.
Ndryshe, kompania ndaloi prodhimin në dhjetor të vitit 2020 për të përditësuar automjetin.
Sidoqoftë, përditësimi u vonua dhe Modeli i ri S doli nga linja e montimit vetëm në qershor.
Dhe tani Tesla ndoshta do të përpiqet të përmbushë së pari të gjitha porositë në Amerikën e Veriut.
Ndërsa sipas emailit, për blerësit në Evropë, dorëzimi mund të pritet në mesin e vitit 2022. /Telegrafi/