Testet e Modelit S të rishikuar plotësisht janë me sa duket në fazën përfundimtare.
Timoni në formë ‘U’ të Tesla Model S i ri tashmë ka ndezur diskutime.
Tani një Model i ri Model S, është parë në një rrugë publike në Redwood City në Silicon Valley, transmeton Telegrafi.
Makina provë Tesla u zbulua nga entuziastët e makinave elektrike në The Kilowatts, të cilët postuan fotografi të saj në Twitter.
GET YOKED#Tesla #ModelS #Yoke pic.twitter.com/6BrtJaDnHX
— The Kilowatts 🚗⚡️ (@klwtts) February 27, 2021
Tesla prezantoi Modelin e tij të ridizenjuar plotësisht S me më shumë gamë dhe një pamje të brendshme të re duke përfshirë një timon në formë ‘U’ në fund të janarit.
Sipas Teslarati, testet e versionit të ri duhet të jenë në fazat e fundit para se dizajni i azhurnuar të hyjë në prodhim serik. /Telegrafi/