Site icon Telegrafi

Tesla Model 2 do të ketë paketë të baterive LFP me kapacitet prej 53kWh

Tesla sapo ka postuar një dokument prej 41 faqeve që zbulon detajet e pjesës së tretë të Master Planit të saj.

Dokumenti përmban shumë teknika dhe shpjegon se si dhe pse Tesla vendosi për strategjitë e saj të baterisë dhe qëndrueshmërisë. Midis detajeve megjithatë, fshihen tre vetura të reja elektrike.

Në një kapitull të dedikuar për bateritë e veturave, Tesla flet për një veturë të ardhshme kompakte, një furgon për pasagjer dhe për përdorim komercial, dhe një autobus, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Përderisa dokumenti nuk shfaq ndonjë detaj për veturat, tabela e cila ndodhet në përmbajtjen e dokumentit vë në pah jo vetëm kapacitetin e planifikuar të baterive për secilën veturë, por gjithashtu shfaq edhe parashikimin e volumit të shitjeve.

Duke iu falënderuar asaj tabele, tani dihet se vetura më e vogël e Tesla-s do ta ketë një pako të baterive LFP me kapacitet prej 53kWh. Bateritë nga fosfati i litiumit të hekurit kanë densitet më të vogël të energjisë, por janë dukshëm më të lira për t’u prodhuar dhe konsiderohen të jenë një përshtatje e përsosur për makinat që kanë nevojë për një rreze më të vogël të vozitjes.

Tesla planifikon që të prodhojë 42 milionë njësi të Model 2. Dy milionë njësi do të prodhohen nga Gigafabrika më e re në Meksikë, dhe pjesa tjetë prej 40 milionë njësive do të prodhohet në Gigafabrikat në Shangai dhe Berlin.

Fabrikat në Shangai dhe Berlin mund të prodhojnë 1 milionë veturave në vit, por që tashmë janë duke prodhuar veturat Model 3 dhe Model Y. /Telegrafi/

Exit mobile version