Site icon Telegrafi

Tesla largon versionin më të mirë të Model 3 (Foto)

Versioni më i mirë i Model 3, më nuk mund të porositet

I prezantuar më 2017, Model 3 Long Range RWD ishte versioni parë sedan elektrik i kësaj kompanie, transmeton Telegrafi.

Me autonomi prej 532 kilometrash, ky model ishte shumë i kërkuar në treg, mirëpo shitja e saj nuk po i sjellë shumë profit prodhuesit.

InsideEV’s që ka parë se ky version është larguar nga mundësitë e porositjes në ueb-faqen e kompanisë, ka kontaktuar me zyrtarë nga Tesla për të marrë një përgjigje.

“Ky model më nuk prodhohet, makinat e porositura deri më tani, nuk do të dërgohen” ka thënë Tesla, pa dhënë detaje shtesë.

Largimi i Long Range RWD nga shitja, nuk është pëlqyer aspak, sepse me autonomi prej 532 kilometrash dhe mundësi që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 4.9 sekonda, ishte shumë i pëlqyer.

Të interesuarit për Model 3 mund të blejnë versionin më të shtrenjtë 28,237 euro, apo atë më të lirë që kushton 37,103 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version