Të interesuarit që duan të shpenzojnë vetëm 67 mijë euro, për të blerë një Model 3, që është modeli më i lirë në treg, duhet të veprojë deri më 16 prill.
Pas kësaj date, ky EV që është më i liri i kompanisë amerikane, më nuk të ketë në dispozicion, sepse largohet përfundimisht nga tregu, transmeton Telegrafi.
Tërheqja e kësaj makine, po konsiderohet si lirim i vendit për Model S 60, që lansohet së shpejti dhe do të jetë shumë efikas.
Kjo veturë do të ketë gjithashtu 75-kWh, megjithëse shpejtësia i është limituar në 100 kilometra në orë.
Madje, çmimi saj nuk do të jetë shumë i lartë, meqë fillon prej 73 mijë euro, që nuk dallon shumë me Model 3 që u konsiderua shumë i ulët.
Ky po mendohet si veprim i zgjuar i kompanisë prodhuese, sepse nxitë blerësit e rinj, duke i joshur me çmime të volitshme, për një veturë elektrike dhe moderne. /Telegrafi/